Fundjava sjell pushuesit/ Dyndja drejt juglindjes, radhë kilometrike në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan

Fundjava sjell pushuesit/ Dyndja drejt juglindjes, radhë kilometrike në aksin kombëtar Tiranë-Elbasan

Fluksi i lartë i automjeteve që i janë drejtuar qyteteve dhe zonave turistike të juglindjes së vendit ka rikthyer radhët e gjata dhe trafikun e rënduar në aksin kombëtar Tiranë–Rrethrrotullimi i Bradasheshit-Elbasan. Një nga segmentet më të ngarkuara rrugore gjatë sezonit veror. Qindra automjete janë duke u përballur me pritje të gjata dhe lëvizje tepër të ngadalta, ndërsa kolona e mjeteve është shtrirë për disa kilometra, duke krijuar vështirësi të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve. Trafiku është rënduar veçanërisht në hyrje të Elbasanit dhe në zonën e rrethrrotullimit të Bradasheshit, ku bashkohen disa akse rrugore dhe fluksi i mjeteve rritet ndjeshëm. Shumë qytetarë nga kryeqyteti kanë zgjedhur fundjavën për t’u nisur drejt destinacioneve turistike të juglindjes, si Pogradeci, Korça, Prespa, Dardha, Voskopoja dhe zonat përreth,...