Kosovë/ KQZ shpall nesër  rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Kosovë/ KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës të shtunën, më 27 qershor 2026, në ora 11:00. Sipas njoftimit të zëdhënësit të KQZ-së, në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Pas përfundimit të mbledhjes pritet që të bëhet publikimi zyrtar i rezultateve finale të procesit zgjedhor. Sipas rezultateve të procesuara në platformën e KQZ-së, LVV ka marrë 47.13% të votave, e pasuar nga PDK me 19.44% të votave, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%. Në bazë të këtyre rezultateve këta do të jenë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. LVV: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika...