Plani i Bejkos për protestën: Dy muaj organizim, në shtator përballja finale me qeverinë
Roland Bejko propozon një fazë të re për protestën qytetare: organizim në çdo qytet, dialog me qytetarët dhe një afat të qartë për qeverinë. Sipas tij, beteja nuk fitohet vetëm me tubime në Tiranë, por me ndërtimin e një lëvizjeje kombëtare që mund të përshkallëzohet në vjeshtë. I ftuar në emisionin “Jashtë Kontrollit” në NTV, Roland Bejko ka paraqitur një strategji të re për vijimin e protestës, duke argumentuar se lëvizja qytetare duhet të kalojë nga faza e manifestimeve në fazën e organizimit politik dhe shoqëror. Sipas Bejkos, hapi i parë duhet të jetë vendosja e një afati ndaj qeverisë. “Duhet t’i thuhet: ke dy apo tre muaj kohë. Korrik, gusht. Takohemi në shtator. Nëse deri atëherë nuk janë bërë ndryshimet që kërkon shoqëria, atëherë...
Burimi:
ntv.al