Plani europian i rritjes, raportimi i tretë që pritet të japë 215 mln € për Shqipërinë

Plani europian i rritjes, raportimi i tretë që pritet të japë 215 mln € për Shqipërinë

Qeveria shqiptare pritet të paraqesë në mes të korrikut raportimin më të rëndësishëm deri tani për Planin europian të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Drejtuese e disa proceseve në këto reforma, Krisela Haçkaj i tha Televizionit Publik se rëndësia e raportimit varet nga disa faktorë. “10 masa që kanë një skadencë zbatimi 30 qershor janë ato masa për të cilës për të cilat qeverisi ju është dhënë kohë shtesë për t’i realizuar. Janë masa të cilat kanë skadencën e tyre natyrale të zbatimit në 30 qershor të 2026. Në fillim të vjeshtës rreth muajit shtator-tetor pritet të kemi dhe certifikimin nga ana e Komisionit Europian të këtij raporti të periudhës janar-qershor 2026”, tha Haçkaj. Duke kombinuar disa grupe hapash reformues me vlera të ndryshme financiare dhe...