“Pjesëmarrja në protestë po zbehet dita-ditës”, vëzhguesi i ODIHR: Askush nuk e di çfarë ndodh nëse Rama jep dorëheqjen

“Pjesëmarrja në protestë po zbehet dita-ditës”, vëzhguesi i ODIHR: Askush nuk e di çfarë ndodh nëse Rama jep dorëheqjen

Gazmend Agaj, vëzhgues ndërkombëtar OSBE/ODIHR, ka komentuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori ecurinë e protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Tiranë. Agaj tha gjatë fjalës së tij se ka paqartësi se çfarë do të ndodhë me tubimet gjatë ditëve në vijim. Duke marrë shembullin e protestave të zhvilluara disa vite më parë në Armeni, Agaj tha se tubimet kanë nevojë për një lider, që të paraqesë platformën. Sipas Agaj, edhe nëse kryeministri Edi Rama do të japë dorëheqjen, askush nuk ka një ide se çfarë do të ndodhë më pas. “Protesta deri tani nuk ka nxjerrë ndonjë produkt. Pra nuk dihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Por protesta të tilla ndodhin në çdo vend të botës. Përshembull...