Pezullimi i zgjedhjeve për kreun e degës së PD në Korçë/ Kaso: Kanë tentuar të votojnë persona që nuk janë në lista. Kandidati: S’mund të përjashtojmë asnjë demokrat
Ditën e sotme zgjedhjet për kreun e degës së PD në Korçë u ndërprenë për shkak të debateve mbi listat e votuesve. Votimi u ndërpre vetëm pak minuta nga nisja pasi komisionerët morën kutitë dhe materialet zgjedhore dhe u larguan. Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Ivi Kaso pasi ka mbërritur në selinë ku po mbaheshin zgjedhjet për të qetësuar situatën. Kaso shprehu se nuk ka patur përplasje dhe se ndërprerja ka ndodhur për shkak se kanë tentuar të votojnë disa persona që nuk rezultonin në listat e antarësisë së PD. “Nuk ka patur përplasje, ka patur bllokim të procesit që aktualisht është i pezulluar sepse kanë tentuar të votojnë persona që nuk rezultojnë në listat e anëtarësisë. Këto janë lista të konfirmuara në të...
Burimi:
top-channel.tv