Përplasjet me Salianjin, fermerët në Berat kritikojnë Berishën: Mendimi ndryshe s’mund të ‘vetëpërjashtohet’

Përplasjet me Salianjin, fermerët në Berat kritikojnë Berishën: Mendimi ndryshe s’mund të ‘vetëpërjashtohet’

Ditën e sotme kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët e qarkut të Beratit. Por gjatë bashkëbisedimit, disa prej fermerëve i vunë në dukje Berishës pakënaqësitë që kishin me drejtimin e Partisë Demokratike. Njëri prej fermerëve, teksa mori fjalën kritikoi Berishën për përjashtimin e Ervin Salianjit nga PD, duke theksuar se mendimi ndryshe nuk duhet të ‘vetëpërjashtohet’. “Ne e quajmë Parti Demokratike që ka demokraci brenda vetes, ju keni dalë me atë sloganin dikush është vetpërjashtuar. Mendimi ndryshe nuk besoj të jetë i vetpërjashtuar. Jemi pak që të hapim konflikte brenda PD-së”, tha mes të tjerash fermeri. Ndërkohë edhe një tjetër fermer ja vuri në dukje Berishës problemet e brendshme të PD-së, teksa i kërkoi kryedemokratit që të bënte çmos për bashkimin e mendimeve...