“Përmirësohen shërbimet e UKT-së”/ Rama: 4 kanale të reja komunikimi dhe shërbim pa ndërprerje
Kryeministri Edi Rama thotë se shërbimet e UKT-së janë përmirësuar, teksa ofron mbështetje 24/7 për qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se veç numrit të gjelbër, shtohen edhe 4 numra të rinj. “Mirëmëngjes dhe me përmirësimin e shërbimeve të UKT-së, që tashmë ofron mbështetje 24/7 dhe 4 kanale të reja komunikimi për t’iu përgjigjur më shpejt nevojave të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Burimi:
sot.com.al