Përfundon “Poli i Dijes” në Korçë, Rama: Hapet kapitull i ri për arsimin dhe të rinjtë
Kampusi i ri universitar në Korçë, Poli i Dijes ka përfunduar së ndërtuari. Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto pas përfundimit të punimeve, ku shkruan se ky investim hap një kapitull të ri për arsimin dhe të rinjtë në qytet. Ndër të tjera, shefi i qeverisë shkruan se ky projekt, forcon më tej identitetin e qytetit të Korçës që ofron mundësi në arsim për të rinjtë, një prej shtyllave më të rëndësishme të zhvillimit afatgjatë. Postimi i Edi Ramës Përfunduan punimet në Polin e Dijes, një investim i rëndësishëm që i shtohet infrastrukturës arsimore të Korçës dhe hap një kapitull të ri për arsimin dhe të rinjtë Me auditorë, laboratorë dhe bibliotekë të pajisura sipas standardeve bashkëkohore, Poli i Dijes ofron kushte të shkëlqyera...
Burimi:
javanews.al