‘Përfaqëson krimin’, Berisha akuza e fyerje Ballës: B*ndra e vërtetë, i shërben karteleve të drogës

‘Përfaqëson krimin’, Berisha akuza e fyerje Ballës: B*ndra e vërtetë, i shërben karteleve të drogës

Sali Berisha i drejtoi akuza të rënda Taulant Ballës duke i thënë se u shërben karteleve të drogës, ka liruar terroristë dhe ka bërë pazare votash. Në lumin e fjalëve të tij, nuk munguan as ofendimet. “Parafolësi është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve të drogës, shërbëtori më i shpifur i tyre. Është njeriu që ka liruar 2 terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Është negociatori i pazarit të votave dhe personazhi i asaj që u quajt b*ndrra, por në fakt b*ndra e vërtetë është parafolësi. Të të lexoj pazarët që bën ky për makinat e Suel Çelës? Prandaj qytetarët kërkojnë fundin sepse përfaqëson bandat dhe krimin”, tha Berisha. Kryetari i parlamentit, Niko Peleshi, i tërhoqi vërejtje për fjalorin e...