Për pazarxhiun, që nuk ka det që e lan dhe as Haga që e amniston!
Nga Ilir Meta Të gjithë ata që kanë ndjekur deklaratën e Kryeministrit Rama më 20.10.2020 në krah të Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Dendias, janë gëzuar sepse kanë thënë epo më në fund kjo Çështja e Detit, që na çmendi për 11 vjet u zgjidh me drejtësi e mirëkuptim midis dy palëve.Por ata pak persona që ishin në brendësi të historisë dhe dinamikës së kësaj çështjeje e kuptuan se në ato momente Kryeministri i Shqipërisë po bënte me zell të shfrenuar Zëdhënësin vullnetar të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, ndaj edhe shefi i diplomacisë greke aprovonte me kokë, me shumë kënaqësi, këtë “dakordësi” midis dy palëve, ndërkohë që në ekran në ato momente ishte vetëm një palë, pra pala greke (Ministri me Zëdhënësin vullnetar). Është...
Burimi:
sot.com.al