“Për Ballukun bëmë gjënë e duhur”, Rama: Nuk ka akuzë për korrupsion! Si t’i kufizohet liria?

“Për Ballukun bëmë gjënë e duhur”, Rama: Nuk ka akuzë për korrupsion! Si t’i kufizohet liria?

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një interivstë për median estoneze Postimees, se për rastin e Belinda Ballukut kanë bërë gjënë e duhur që nuk i hoqën imunitetin. Ai u shpreh se Prokuroria nuk e akuzon për korrupsion, por për keqmenaxhim të Prokurimeve Publike. Sipas kryeministrit Rama, nuk mund ti kufizohet liria dikujt vetëm mbi bazën e dyshimeve për diçka që nuk është korrupsion. “Pretendimet janë të pasakta, por kështu funksionon sot informacioni publik. Sepse, së pari, nuk është rast korrupsioni. Prokurori nuk e akuzon atë për korrupsion. Pra nuk ka akuzë për korrupsion. Bëhet fjalë për keqmenaxhim të prokurimeve publike, që sipas Kodit Penal është shumë larg korrupsionit. Së dyti, në Shqipëri nuk kemi imunitet ndaj hetimit. Pra, kushdo mund të hetohet. Edhe unë vetë...