Pengesa në Bruksel/ 3 shtete të BE-së nuk japin dritën jeshile për Shqipërinë

Pengesa në Bruksel/ 3 shtete të BE-së nuk japin dritën jeshile për Shqipërinë

27 shtete anëtare të BE-së ende po diskutojnë gjendjen e reformave nga institucionet shqiptare përpara se të arrijnë një qëndrim të përbashkët për fillimin e mbylljes së kapitujve të parë në negociatat e anëtarësimit, pas hapjes së 33-ve në nëntor të vitit të kaluar, raporton dtt-net.com . Por në takimin e sotëm të përfaqësuesve të tyre nga Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE (COELA), “tre shtete anëtare nuk mundën ende të jepnin dritën e gjelbër”, sipas burimeve të një shteti anëtar në Bruksel, lidhur me bisedimet që po vazhdojnë për Raportin e Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (ang. IBAR) për Grupin 1 të kapitujve negociues, të quajtur ‘Bazat’ (ang. Fundamentals). Grupi 1 përbëhet nga Kapitulli 5 (Prokurimi Publik); Kapitulli...