Peleshi nuk i la fjalën, Manja e ironizon nga foltorja: Të ula gradat, ndjesa ime pa mikrofon është më e fortë se cinizmi yt
foto ilustrim: ulsi manja-niko peleshi TIRANË- Momente të tensionuara u regjistruan sot në seancën e Kuvendit të Shqipërisë mes kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe deputetit të Partisë Socialiste, Ulsi Manja. Nga foltorja, Manja ironizoi kryeparlamentarin pasi nuk e lejoi të replikonte me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Peleshi argumentoi se kjo nuk ishte e mundur për shkak të dakordësisë për minutazhin. Manja tha se ndjesa e tij e mëparshme pa mikrofon, kur “i uli gradat”, nuk mund të dominohej nga “cinizmi i tij me mikrofon”. “Z. kryetar i Kuvendit, meqë qëparë nuk ma dhe fjalën për të konsumuar minutat e mia për t’iu përgjigjur Sali Berishës për akuzat që bëri, të paktën të kërkoja edhe ndjesën me mikrofon se të ula gradat që...
Burimi:
zeri.ai