PE miraton raportin, amendament shtesë për zonën Vjosë-Nartë dhe protestat

PE miraton raportin, amendament shtesë për zonën Vjosë-Nartë dhe protestat

Parlamenti Europian miratoi në seancën e së mërkurës raportin për Shqipërinë, duke rikonfirmuar mbështetjen për procesin e integrimit europian të vendit. 483 deputetë votuan pro, 103 kundër dhe 70 abstenuan. Raporti, i hartuar nga raportuesi për Shqipërinë Andreas Schieder, u votua bashkë me disa amendamente, përfshirë atë që i jep zë shqetësimeve për zhvillimet e vazhdueshme brenda zonës së mbrojtur në Vjosë-Nartë. Po ashtu ky amendament u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin një moratorium për ndërtimet në zonat e mbrojtura deri sa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura. “Shpreh shqetësim të thellë se zhvillimet e vazhdueshme brenda zonës së mbrojtur Vjosa–Nartë tregojnë pasojat konkrete të këtyre ndryshimeve ligjore dhe rreziqet që ato paraqesin për zonat me...