PE miraton me 58 vota raportin për Shqipërinë, Hoxha: Vlerësim i qartë për rrugën drejt BE-së

PE miraton me 58 vota raportin për Shqipërinë, Hoxha: Vlerësim i qartë për rrugën drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka reaguar pas miratimit të raportit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, me 58 vota pro. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e mirëpret këtë zhvillim të rëndësishëm, i cili përbën një vlerësim të qartë dhe të padiskutueshëm të përparimit të qëndrueshëm dhe të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Rezoluta përforcon gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian, duke ofruar një pasqyrë të plotë, objektive dhe të balancuar mbi ecurinë e procesit të negociatave, thellësinë e reformave të ndërmarra dhe përputhjen e qëndrueshme të politikës sonë të jashtme me atë të Bashkimit Evropian dhe me rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Ashtu si në dokumentet më të fundit të institucioneve...