PD vijon bllokimin e foltores, ndërpritet sërish seanca. Peleshi: Nuk është arenë gladiatorësh!
Pas një ndërprerje prej 5 minutash, Kuvendi ka rinisur seancën plenare sërish me tensione e përplasje. Deputetët e opozitës nuk kanë pranuar lirimin e foltores së Kuvendit duke bllokuar kështu nisjen e interpelancës me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Kryeparlamentari Niko Peleshi i ka tërhequr vëmendjen demokratit Flamur Noka për shkeljen e rregullores së Kuvendit, duke i thënë se seanca nuk është arenë gladiatorësh. Pas këtij momenti tensioni, Peleshi ndërpreu punimet e seancës për 15 minuta. “Kush jeni ju që bllokoni foltoren. Z.Noka, seanca nuk është arenë gladiatorësh. Të tërheq vëmendjen. Gishtin mos ma trego mua. 15 minuta pushim”, deklaroi Peleshi.
Burimi:
javanews.al