‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet
Në takimin me qytetarët e Peshkopisë, Ervin Salianji tha se prania e mbështetësve të shumtë është përgjigjja më e mirë për të treguar se në të vërtetë ka garë në PD. I entuziazmuar nga numrat, Salianji u shpreh gjatë fjalimit se takimi i radhës do të ishte në stadium dhe se shumë shpejt i pret Tirana. Pikërisht në kryeqytet, Sali Berisha ka mbajtur një sërë protestash gjithnjë e më të reduktuar në numra, një kontrast krahasuar me Salianjin që vetëm në foltore ka arritur të ketë mbështetje më të lartë. “Kjo në fakt është përgjigjja më e mirë që mund t’i jepet kujtdo nëpër studio e media që pyet nuk ka garë, gara është nëpër sheshe! PD nuk uzurpohet, nuk ecet dot mbrapsht!”, tha ai...
Burimi:
javanews.al