“PD s’jep mundësi për të rinjtë”, Hajdari: Heqja e “non gratës” së Berishës s’është çështje kyçe për Shqipërinë
Rudina Hajdari, e ftuar në emisionin “Plus” me Bruna Çifliku në A2CNN, komentoi zhvillimet në Partinë Demokratike, figurën e Sali Berishës dhe debatin për heqjen e non-gratës. E pyetur nëse ekziston një figurë që mund të sfidojë politikisht Berishën, Hajdari u shpreh se problemi kryesor në politikën shqiptare është mungesa e hapësirës për figura të reja dhe kultura e brendshme e partive, që shpesh nuk lejon avancim real të individëve. “Kjo është një pyetje që është edhe serioze edhe qesharake në të njëjtën kohë. Domethënë që të thuash sot që ne nuk mund të gjejmë dot një njeri që të luftojë dikë që ka qenë 30 e ca vite në politikë, më duket diçka absurde. Jetojmë në Shqipëri, një politikë e cila merret vetëm me...
Burimi:
javanews.al