PD mobilizohet kundër hartës së re territoriale, urdhër degëve për protesta
Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim për strukturat e saj në të gjithë vendin, duke kërkuar organizimin e një qëndrese qytetare kundër projektit të qeverisë për ndryshimin e hartës administrativo-territoriale. Sipas një dokumenti, drejtuesve të degëve të PD-së u kërkohet të bashkëpunojnë me këshilltarët bashkiakë të të gjitha forcave politike që kundërshtojnë reduktimin e numrit të bashkive. Në udhëzim, Partia Demokratike u bën thirrje strukturave të saj që të bashkohen me çdo forcë politike dhe grup qytetar që kundërshton reformën, me synimin për të organizuar protesta dhe një front të përbashkët kundër projektit të qeverisë. Demokratët pretendojnë se reforma e propozuar nga mazhoranca cenon vetëqeverisjen vendore dhe kërkojnë mobilizimin e qytetarëve në zonat ku parashikohet shkrirja e bashkive. Dokumenti parashikon gjithashtu zhvillimin e takimeve urgjente...
Burimi:
javanews.al