PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…
Kryetari i degës së PD Krujë Aulon Kalaja deklaroi se Ambasada Amerikane në Shqipëri duhet të mbajë një qëndrim për protestën qytetare në bulevard, duke dalë në mbështetje të saj. Sipas Kalasë deri më tani Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nuk e ka dhënë një mesazh të tillë. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Kalaja tha ndër të tjera se hamendësimet që Rama mund të merret me helikopter si Maduro, janë muhabete pa vlerë. “Ata duhet të mbajnë krah, duhet të mbajnë anë, s’mund të rrinë kështu si struci. Unë e kam mbështetur Presidentin Trump modestisht, por jo kështu. Është momenti për të dalë hapur. Ka dale ai që s’futet në shijet e mia, ambasadori i BE, e bëri...
Burimi:
javanews.al