PD krijon avatarin rival të Diellës: Unë kam kushtuar vetëm 100 euro

PD krijon avatarin rival të Diellës: Unë kam kushtuar vetëm 100 euro

Skënderbeu me inteligjencë artificiale TIRANË-Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur me një mesazh nga avatari rival i ministres 'Diella', Gjergj Kastrioti Skënderbeu. "Unë jam Skënderbeu. Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj, As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës. Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve. Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike. Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar milion euro, unë kam kushtuar vetëm 100 euro. Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë: që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar. Në fund, më lejoni që t’i uroj punë të mbarë Kuvendit...