PD i mbyll derën Salianjit/ Nuk pranon dosjen e kandidimit për kryetar, përfaqësuesi: Do ta çojmë me postë!
Përfaqësuesi i Ervin Salianjit, Orest Berberi është paraqitur këtë të enjte në selinë blu për të dorëzuar dokumentacionin e kandidimit të Salianjit për kryetar të PD. Ai është paraqitur pranë administratës, ku ka folur me rojën për të dorëzuar dokumentacionin e Ervin Salianjit. Përfaqësuesi i Salianjit është shprehur për mediat se rojet i thanë se nuk ka përfaqësues për të pritur dokumentacionin në seli. Sipas tij, ata i thanë se nuk ka përfaqësues në zyrë. “Vetë Berisha ka thënë se Salianji është martir i demokracisë për dënimin e tij. Tani kjo që po ndodh këtu është e qëllimshme për t’i prerë rrugën kandidimit. Në zyrat e PD nuk ka asnjë zyrtar. Kjo është e inskenuar dhe tregun që ajo që u premtua që ishte gara...
Burimi:
sot.com.al