PD çon në Kushtetuese ligjin e marrëveshjes me SHBA, Nufi: Siguria kombëtare nuk është çështje debati politik
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi reagoi ndaj vendimit të Partisë Demokratike për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me argumentin se ajo është miratuar në kundërshtim me Kushtetutën. Gjatë një deklarate për mediat, ministri tha se nuk beson që marrëveshja është votuar në shkelje të Kushtetutës, ndërsa i cilësoi të papranueshme qëndrimet e opozitës. Sipas tij, siguria kombëtare nuk duhet të jetë objekt debati politik dhe marrëveshjet që lidhen me mbrojtjen nuk duhet të kenë përkatësi politike. “Nuk besoj se është votuar në shkelje të Kushtetutës. Qëndrimet e PD-së janë të papranueshme, sipas meje dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Siguria kombëtare nuk është çështje debati politik. Qëndrimet e PD-së mund të ishin shumë bashkëpunuese. Të atakohet një marrëveshje që financon...
Burimi:
vizionplus.tv