PD çon hartën e PS në Kushtetuese, Boçi: Qytetarët të vendosin për fatin e bashkive ku jetojnë

PD çon hartën e PS në Kushtetuese, Boçi: Qytetarët të vendosin për fatin e bashkive ku jetojnë

Partia Demokratike paralajmëron se do të godasë në Gjykatën Kushtetuese ndarjen e re territoriale të vendit dhe shkrirjen e 15 bashkive. Bashkëkryetari i Komisionit të Posacëm për Reformën Territoriale, Luciano Boci deklaron se drafti I propozuar nga deputetët socialistë në mënyrë të njëanshme dhe pa pritur përfundimin e procesit të konsultimeve shkel Kushtetutën e vendit ndaj PD do ta cojë në Gjykatën Kushtetuese. “Me një ankimim të thjeshtë kushtetues ti e rrëzon reformën nëqoftëse Gjykata Kushtetuese do e vlerësonte që do kishte një mbledhje shumë shpejt, pasi ka shkelje kushtetuese në vazhdimësi”, tha Boçi.  Sipas Boçit ndarja territoriale e propozuar nga mazhoranca nuk iu vjen në ndihmë qytetarëve dhe I shërben vetëm interesave elektorale të Partisë Socialiste.  “Dhe të gjithë këto burime, resurse ekonomike ,...