PD ankimon në GJK rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe kontratat e rrugëve
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit për të mos miratuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, një për kontratat e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe një tjetër për kontrollin e ligjshmërisë së funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Kërkesa është firmosur nga 46 deputetë të opozitës, të cilët pretendojnë se Kuvendi ka shkelur Kushtetutën duke refuzuar ngritjen e komisioneve hetimore, të cilat i konsiderojnë si mekanizmin kryesor parlamentar për garantimin e transparencës dhe llogaridhënies. Sipas demokratëve, vendimi i Kuvendit cenon të drejtën kushtetuese të pakicës parlamentare për të ushtruar funksionin e kontrollit ndaj veprimtarisë së institucioneve publike. Partia Demokratike argumenton në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese se refuzimi i ngritjes së komisioneve hetimore është në kundërshtim...
Burimi:
syri.net