Pazari i pisët 6 miliardë euro i gazit, Sali Berisha kumbari i biznesit grek që Edi Rama e shiti si investim amerikan..
Historia e grupit grek AKTOR në Shqipëri nuk është thjesht një histori tenderash, por një sagë “transmetimi” interesash mes dy qeverive që publikisht shahen, por nën rrogoz ushqejnë të njëjtën makinë financiare. Prapa fasadës së “pavarësisë energjetike” dhe “aleancës me SHBA-në” që trumbeton kryeministri shqiptar për marrëveshjen e gazit, fshihet një rrjet ku Sali Berisha hodhi themelet, ndërsa Edi Rama dhe Belinda Balluku po realizojnë grabitjen më të madhe të parave të shqiptarëve përmes një pazari 6 miliardë eurosh. Belinda Balluku është iniciatorja e kësaj marrëveshje, e cila po shfrytëzohet nga Edi Rama për ta shitur si sukses amerikan. Balluku ka krijuar një terren shumë miqësor për kompanitë e mëdha greke në Shqipëri. Balluku nxitoi të firmoste memorandumin me Atlantic-See LNG (ku AKTOR ka 60%)....
Burimi:
sot.com.al