Pasdite bisedime për Zvërnecin në Vlorë! Rama nga Tivati: Pas protestës janë iranianët
Edi Rama MALI I ZI-Kryeministri Rama ka mbërritur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku nuk kanë munguar as pyetjet lidhur me Zvërnecin. Ai përsëriti se s’ka projekt dhe si rrjedhojë, as arsye për t'u shqetësuar. Sipas Ramës, po zhvillohet një luftë hibride, pas së cilës pretendon se janë iranianët që po ushqejnë narrativën se bëhet fjalë për marrëveshje të fshehta mes kryeministrit, Benjamin Netanyahut dhe Kushnerit për të vendosur palestinezët në Zvërnec. Edi Rama: S’ka asgjë për të diskutuar sepse s’ka asnjë projekt të miratuar. Së pari duhet të kemi një projekt, ta diskutojmë dhe miratojmë. Por s’mund të diskutojmë një projekt. Faktet kanë gjithnjë rëndësi. S’ka arsye për t’u shqetësuar sa kohë që s’ka projekt. Arkitektët duan të bëjnë diçka unike dhe një dhuratë të mrekullueshme...
Burimi:
zeri.ai