Pas përplasjeve mes anëtarëve të FRPD-së dhe Lëvizjes Bashkë, Berisha porosi mbështetësve: Shkoni në protestë pa simbole të PD-së

Pas përplasjeve mes anëtarëve të FRPD-së dhe Lëvizjes Bashkë, Berisha porosi mbështetësve: Shkoni në protestë pa simbole të PD-së

Pas përplasjeve të anëtarëve të FRPD-së dhe Lëvizjes Bashkë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pati një porosi për mbështetësit. “Shkoni në protestë, por pa simbolet e PD-së”, i bëri thirrje Berisha të tijve. Sjellim në kujtesë se dy ditë më parë, nisja e protestës u shoqërua me tensione mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të FRPD-së. Qytetarët i kërkuan përfaqësuesve të FRPD-së të largoheshin nga protesta duke theksuar se nuk duan asnjë përfaqësim politik në tubim. Sakaq deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi u akuzua se po prishte protestën. “Ajo kërkesë e qytetarëve për largimin e tij është kërkesa më legjitime. Ndaj dhe çdo demokrat e demokrate, çdo mbështetës dhe mbështetëse e jonë duhet të mbështesë me të gjitha mënyrat atë protestë.Duhet ta mbështesë kësaj here...