Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte sot në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ish-deputetja u shpreh se, sipas fakteve penale të paraqitura nga prokurorët, nevojitet një ballafaqim me Edi Ramën. “Çështjen e përgjimeve ambientale apo edhe telefonike, sigurisht që e përfundoi dhe e mbylli komplet ‘puzzle’-in e dosjes, ku në një farë mënyre qartësoi nxjerrjen nga konteksti të të gjitha mesazheve në akuzë. Pra, tregoi që ishte një akuzë politike. Metodologjia, për hir të së vërtetës, që unë përdora për të ballafaquar çdo mesazh dhe çdo të dhënë, i dha kuptim të gjithë mbrojtjes për sa i përket fibrës optike, ndërkohë që kam edhe tre seksione të tjera, që janë interkonjeksioni, ligji i minierave dhe hetimi pasuror”, tha...