No Image Available

Pas Mereme Selës, Evi Kokalari ‘troket’ në Gjykatën e Tiranës, padit Berishën: Të pezullohen zgjedhjet në PD

evi kokalari-sali berisha TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari ka depozituar një kërkesë-padi në Gjykatën e Tiranës kundër PD, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të partisë.  Kjo lëvizje vjen pas refuzimit të kërkesës së saj nga Komisioni Zgjedhor i PD-së për t’u regjistruar si kandidate në garë. Tashmë Kokalari, njëjtë si mjekja Mereme Sela, po kërkon drejtësi përmes procesit gjyqësor.  Lajmin e bëri me dije vetë Kokalari përmes një postimi në rrjete sociale, ku krahas fotove të padisë, shkruan: “Padia kundër Sali Berishas është depozituar tashmë dhe është caktuar dhe gjykatësi përkatës”. Në dokumentin paraqitur më 7 maj 2026, argumentohet se procesi aktual cënon parimin e konkurrimit të lirë dhe të shanseve të barabarta në garën për drejtimin e partisë.  Sipas dokumentit, Kokalari i...