Pas bllokimit të Rinasit vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës (EMRAT)

Pas bllokimit të Rinasit vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës (EMRAT)

Në Tiranë po mbahet protesta e 16-të për kundërshtimin e investimit në Zvërnec të Vlorës. Protestuesit u mblodhën si zakonisht në sheshin ‘Skënderbej’ në kryeqytet për të nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku dhe janë pozicionuar. Pas bllokimin të Rinasit një ditë më parë, 3 persona janë deklaruar si nismëtarë të protestës, të njohur edhe nga policia. Ata janë Luçiana Kokaj nga Rrjolli, Alben Kola nga Kukësi dhe Arlinda Lleshi nga Lezha. Për të shmangur ngjarjen e mbrëmjes së shkuar, është vendosur që ata të udhëheqin edhe marshimet duke përdorur si pikë referimi një pankartë për studentët. Sipas tyre, nuk kanë asnjë qëllim për të bllokuar rrugën drejt aeroportit. Tashmë, marshimet nuk do të jenë më jashtë Unazës së Madhe. Protesta që nisi për...