‘Parlamenti krimit’/ Protestuesit ulen në shenjë qëndrese para Parlamentit: Rama ik
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin rrugëve të Tiranës ditën e 31-të të revoltës qytetare. Me të mbërritur përpara godinës së Parlamentit, ata kanë vendosur të ndalojnë marshimin dhe të ulen në tokë, në një akt simbolik që përfaqëson vendosmërinë për të mos u tërhequr deri në plotësimin e kërkesave. Ata dëgjohen teksa brohorasin: 'Parlamenti krimit', 'Policia krimit' apo 'Rama jepe dorëheqjen' Me flamuj dhe pankarta në duar, mijëra qytetarë iu bashkuan edhe këtë të martë protestës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vijim, derisa kjo kërkesë të marrë përgjigje. Ndërkohë, nesër në orën 10:00 është paralajmëruar...
Burimi:
syri.net