‘Parlamenti Europian rrëzoi mashtrimin publik të Ramës dhe Ballës për Zvërnecin’, Bardhi: Të shfuqizohen ndryshimet…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se mashtroi publikisht për rezolutën e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, që lidhej me amendamentin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe shfuqizimin e ligjit të investimeve strategjike. Deputeti iu referua deklaratës së eurodeputetes italiane, Cristina Guarda, e cila ka reaguar publikisht në lidhje me atë çka po ndodh në Shqipëri, ku qytetarët janë ngritur në protestë duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama. “Parlamenti Europian sqaron Rezolutën për Shqipërinë të miratuar këtë javë, duke rrëzuar mashtrimin publik të Edi Ramës dhe Taulant Ballës”, shkruan Bardhi në një postim të shkurtër në rrjetin social, që e shoqëron edhe me videon e eurodeputetes Guarda. Më tej ai nënvizon se integrimi i vendit nuk ka...
Burimi:
sot.com.al