‘Paratë e pista të drogës dhe krimit po pastrohen pa fre’, PL: Po ‘mbytin’ euron e ndershme të emigrantit

‘Paratë e pista të drogës dhe krimit po pastrohen pa fre’, PL: Po ‘mbytin’ euron e ndershme të emigrantit

Për Partinë e Lirisë, Shqipëria po kalon një nga periudhat më të vështira ekonomike dhe demografike, ku pamundësia për të jetuar me dinjitet po detyron masivisht qytetarët të braktisin vendin. Në një deklaratë nga selia e PL, deputetja Brunilda Haxhiu u shpreh se hendeku ekonomik është aq i thellë, saqë një muaj punë në shtete si Gjermania është i barazvlefshëm me tre muaj punë në Shqipëri, duke e kthyer emigrimin në të vetmen alternativë për të rinjtë dhe familjet. Kjo krizë po thellohet edhe më shumë nga zhvlerësimi dramatik i euros, theksoi Haxhiu, e cila po godet rëndë familjet dhe pensionistët që jetojnë përmes dërgesave nga jashtë. Sipas saj, ky deformim i tregut valutor nuk vjen nga një ekonomi e shëndoshë, por dyshohet se shkaktohet...