‘Paratë e pista po deformojnë ekonominë’, Teliti: Mazhoranca refuzon transparencën
Në një intervistë televizive, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti foli për fenomenin e pastrimit të parave dhe ndikimin e tij në ekonominë shqiptare. Ai u shpreh se një pjesë e pikave të këmbimit valutor janë kthyer në hallka të një zinxhiri ku kryhen transaksione të padeklaruara dhe që mund të lidhen me pastrimin e parave. Teliti kritikoi institucionet shtetërore për mungesën e reagimit ndaj këtij fenomeni, duke theksuar se zhvlerësimi i euros dhe forcimi nominal i monedhës kombëtare nuk lidhen me një fuqizim real të ekonomisë, por kanë sjellë pasoja negative për qytetarët, eksportuesit dhe prodhuesit shqiptarë. Gjatë intervistës, ai kritikoi gjithashtu mazhorancën për refuzimin e ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare mbi përdorimin e parave të pista në ekonomi, veçanërisht në sektorë...
Burimi:
sot.com.al