“Paraburgimi krijon terren për korrupsion”, Shabani: Po përdoret edhe aty ku nuk ka arsye

“Paraburgimi krijon terren për korrupsion”, Shabani: Po përdoret edhe aty ku nuk ka arsye

Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka ngritur shqetësimin për përdorimin e tepruar të paraburgimit në Shqipëri, duke theksuar se shumë qytetarë mbahen në burg ende pa u dënuar me vendim gjykate, edhe në raste kur ligji parashikon masa më të lehta sigurie. Duke folur në një intervistë për TemA në lidhje me problematikat e sistemit penal, Shabani tha se Shqipëria duhet të rishikojë mënyrën se si trajton disa vepra penale, duke dekriminalizuar ato që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe që mund të ndëshkohen me forma të tjera. “Ne do të duhet të dekriminalizojmë shumë vepra që sot janë kriminalizuar. Pra, ne dënojmë me burg vepra të cilat shumë mirë mund të korrektohen me masa të tjera”, u shpreh Shabani. Sipas tij, në rastet...