Para nisjes së Konferencës, Rama takim me Komisioneren Marta Kos dhe zv.ministren e Qipros (FOTO)
marta kos-edi rama-Marilena Raouna BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Bruksel me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, përpara nisjes së Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian. Në këtë takim ai është pritur nga Zëvendësministrja për Çështjet Europiane e Qipros, Marilena Raouna, si dhe Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos. marta kos-edi rama-Marilena Raouna I shoqëruar nga një delegacion i përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar, Rama foli shkurtimisht për mediat pak para nisjes së konferencës, ku tha se Shqipëria ka pritur shumë gjatë dhe ka punuar shumë për këtë moment./ZËRI
Burimi:
zeri.ai