Pankartat pikante të ditës së 38-të të protestës kundër qeverisë Rama, qytetarët nuk kursejnë Ballukun

Pankartat pikante të ditës së 38-të të protestës kundër qeverisë Rama, qytetarët nuk kursejnë Ballukun

Pankartat me mesazhe kundër qeverisë kanë shoqëruar edhe protestën e 38-të radhazi të opozitës, të zhvilluar para Kryeministrisë, ku protestuesit kanë vijuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Një nga pankartat që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një version satirik i përrallës "Borëbardha me 7 xhuxhat", i përshtatur si kritikë ndaj mazhorancës. Në pankartë shkruhej "Borëbardha me 7 hajdutë", ndërsa kryeministri Edi Rama paraqitej si "regjisori" i një skenari të korrupsionit. Në ilustrim, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte vendosur në rolin e "Borëbardhës", ndërsa në përmbajtje përfshiheshin edhe emrat e disa zyrtarëve të tjerë të Partisë Socialiste, të cilët protestuesit i lidhin me akuza për korrupsion. Disa nga pankartat ishin: 'Ky merr 4 mln euro, prindërit  e mi me dy punë, shteti nuk paguan për...