“Paketa e Maleve”, Demo: 3 bashki të reja miratojnë zonat prioritare, procesi drejt përfundimit në fund të majit
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo tha sot se 3 bashki të tjera kanë miratuar zonat prioritare në kuadër të Paketës së Maleve. Gjatë një deklarate për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Demo bëri me dije numri i bashkive të cilat kanë miratuar zonat prioritare ka kaluar dy të tretën dhe brenda fundit të majit, do të përfundojë procesi në të gjitha bashkitë e vendit . “Sot kemi miratuar 3 bashki të reja për sa i përket Paketës së Maleve. Propozimet e ardhura për zonat prioritare janë miratuar për Bashkinë Delvinë, Konispol dhe Pogradec. Tani numri i bashkive ka kaluar në 2/3 dhe në pjesën më të madhe të bashkive ka avancuar faza e aplikimit nga qytetarët, sa i përket Paketës së Maleve, në kontekstin e zonave prioritare...
Burimi:
javanews.al