“Pajtohen” PS dhe PD: Me 104 vota pro, Kuvendi miraton rezolutën për integrimin europian (VIDEO)

“Pajtohen” PS dhe PD: Me 104 vota pro, Kuvendi miraton rezolutën për integrimin europian (VIDEO)

kuvend-votimi TIRANË- Parlamenti ka votuar me shumicë të cilësuar projektrezolutën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mazhoranca dhe opozita u dakordësuan dhe votuan me 114 vota pro projekt-rezolutën e përbashkët, 0 kundër, ndërsa i vetmi deputet që ka abstenuar ishte Bujar Leskaj. Në përfundim të diskutimeve që zgjatën që prej orës 10:00 të mëngjesin të sotëm, kryeparlamentari Niko Peleshi ftoi deputetët që ta votonin në mënyrë elektronike, ku u arrit konsunsusi mes palëve PS-PD.  Ndërkohë, edhe në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, ajo kishte kaluar me konsensus të plotë dhe asnjë kundër. Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim të përbashkët për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, draft rezoluta parashikon forcimin e kontollit parlamentar ndaj pushtetit ekzekutiv, institucioneve dhe agjencive...