“Pagat në bregdetin shqiptar nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci”/ Rama: Ata që mendojnë se të huajt vijnë si skllevër, punojnë në Instagram
Gjatë Konferencës së 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku po diskutohen rezultatet e reformës në arsimin dhe formimin profesional, Edi Rama u ndal edhe te pagat gjatë sezonit turistik. Ai u shpreh se pagat në bregdetin shqiptar nuk janë më të ulëta se ato në Greqi dhe Kroaci. Rama gjithashtu u ndal edhe te punësimi i punonjësve të huaj. “Po të shohim bregdetin shqiptar sot, ka filluar të zhvillohet në Golem. Sot është e paimagjinueshme që dikush, cilido sipërmarrës vendas, të shfaqet në dyert e autoriteteve dhe të propozojë atë lloj zhvillimi. Sepse ai është një zhvillim i papranueshëm, por i lidhur me një kohë kur mundësitë ishin të kufizuara, kur dijet ishin të kufizuara dhe kur aftësia blerëse ishte e kufizuar. Pavarësisht...
Burimi:
top-channel.tv