Qeveria kroate rrit pensionet e veteranëve: 3 euro për çdo muaj të kaluar në front
Qeveria e Kroacisë ka prezantuar një model të ri për rritjen e pensioneve të veteranëve, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, nëse ndryshimet ligjore miratohen nga Parlamenti. Masa do të përfshijë edhe veteranët që pas luftës janë rikthyer në punë. Aktualisht, pensionet e këtyre veteranëve llogariten sipas sistemit të përgjithshëm të pensioneve, bazuar në vitet e punës dhe pagat, ndërsa më pas u shtohet një përfitim shtesë që varet nga koha e kaluar në luftë. Pikërisht për këtë kategori, partia opozitare Mozhemo kishte propozuar një rritje të pensioneve deri në 20 për qind, raporton index.hr. Megjithatë, Qeveria ka zgjedhur një model tjetër. Sipas propozimit, pensioni do të rritet me 3 euro në muaj për çdo muaj të kaluar në sektorin...
Burimi:
javanews.al