“Kanë patur konflikte pronësie”! Vrasja e 50-vjeçarit në Bërxullë, shoqërohen disa persona
Afro 1 muaj pas ekzekutimit në derën e shtëpisë së 50-vjeçarit, Edmond Sula në fshatin Bërxullë, policia e Tiranës ka shoqëruar 7 persona të cilët kanë patur konflikte pronësie me viktimën. Burime pranë grupit të hetimit i thanë Tv Klan se të shoqëruarit janë pjesë e të njëjtit fis dhe banojnë në të njëjtën zonë ku u ekzekutua dhe 50 vjeçari. Krahas shoqërimit, policia ka ushtruar dhe kontrolle në banesën e tyre, por nga sa mësohet nuk janë gjetur prova që i implikojnë ata në ngjarjen e 12 korrikut. Pak javë më parë blutë e kryeqytetit arrestuan një person pasi në banesën e tij në zonën e Bërxullës, policia gjeti një armë zjarri pistoletë. Nga sa mësohet edhe ky person ka patur konflikte me Sulën...
Burimi:
javanews.al