Mbetjet e rrezikshme në Durrës, denoncon PD: Kontejnerët prej muajsh pranë zonave të banuara

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, denoncon PD: Kontejnerët prej muajsh pranë zonave të banuara

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, u shpreh i shqetësuar lidhur me kontejnerët me mbetje të rrezikshme, që prej shumë muajsh vazhdojnë të mbahen në periferi të qytetit të Durrësit. Ai ngriti disa pyetje për autoritetet, lidhur me sigurinë e qytetarëve që banojnë në atë zonë. “Cili është statusi i sotëm juridik dhe administrativ i 102 kontenierëve dhe cili institucion mban përgjegjësinë kryesore për ruajtjen, kontrollin dhe administrimin e tyre? Përse Ministria e Mjedisit nuk ka bërë publike deri më sot një plan të plotë për trajtimin përfundimtar të rreth 2800 tonëve mbetje të rrezikshme? A është pajisur ambienti ku ndodhen kontejnerët me leje mjedisore ose autorizim të posaçëm për ruajtjen e mbetjeve të rrezikshme? A janë marrë dhe analizuar mostra nga toka, ujërat sipërfaqësore,...