Padia e PD kundër ministres Diella, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim

Padia e PD kundër ministres Diella, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë tërhequr për të marrë vendim për padinë e dorëzuar nga deputetët e Partisë Demokratike, kundër ministres Diella, e cila është një chatbot i inteligjencës artificiale që u përfshi “në kabinet” për herë të parë nga Edi Rama. Seanca ka nisur prej paradites dhe rreth orës 16:00, trupa gjykuese është tërhequr për vendim, por ai nuk pritet të shpallet sot, por në një datë të mëvonshme. Një e pesta e deputetëve të Partisë Demokratike i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën me dekretimin e një ministri që, sipas tyre, nuk përmbush kushtet dhe cilësitë e nevojshme për ushtrimin e këtij funksioni. Deputetët kërkojnë shfuqizimin e disa dispozitave të dekreteve presidenciale për emërimin e Kryeministrit...