“Pa vulë, pa logo, pa seli”, Kuçana zbulon strategjinë e Berishës: Demokratët zbresin derë më derë tek qytetarët

“Pa vulë, pa logo, pa seli”, Kuçana zbulon strategjinë e Berishës: Demokratët zbresin derë më derë tek qytetarët

E ftuar në  nje studio televizive, analistja dhe anëtarja e Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, komentoi mesazhet e dala nga Kuvendi Kombëtar i PD-së dhe drejtimin që pritet të marrë partia në muajt e ardhshëm. Sipas saj, Kuvendi i fundit kishte në qendër ripërtëritjen e Partisë Demokratike pas një periudhe të gjatë përballjesh politike dhe ligjore për vulën, logon dhe selinë e partisë. Kuçana vlerësoi rolin e demokratëve që, sipas saj, qëndruan pranë partisë gjatë viteve të fundit. “Partisë Demokratike iu desh të bëjë betejën nëpër gjykata, pa logo, pa vulë, pa seli. Imagjinojeni pak se çfarë peripetish kaluan demokratët. Sot dua t’i falënderoj të gjithë demokratët që kanë qëndruar pranë partisë në këtë rrugëtim.”-tha ajo. Kuçana u ndal edhe te mesazhi i Sali Berishës për...