OSBE: Reforma Zgjedhore në Shqipëri, proces i ngadaltë por i rëndësishëm
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka vlerësuar se puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka ecur ngadalë, por është për t’u përshëndetur rifillimi i aktivitetit të tij dhe fokusi në çështje të rëndësishme si financimi i partive politike. Në një deklaratë për mediat nga Pogradeci, ambasadori i i OSBE-së, Michel Tarran, theksoi se organizata ka qenë e angazhuar që në fillim për të mbështetur komisionin me ekspertizë, duke nënvizuar se rekomandimet e ODIHR janë baza kryesore e punës. “Ne nuk jemi këtu për të propozuar një model. Çdo vend ka sistemin e vet dhe sfidat e veta në organizimin e zgjedhjeve. Rekomandimet e ODIHR vijnë pas çdo procesi zgjedhor dhe ne jemi këtu për të ndihmuar në zbatimin e tyre,” u shpreh përfaqësuesi...
Burimi:
javanews.al