Opozita ‘peng’ foltoren, Rama lë sallën, deputetët e PD hedhin shishe dhe kartona drejt tij (VIDEO)
pamje nga momenti TIRANË- Mazhoranca po vijon me procesin e votimit në Kuvend, ndërsa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe po protestojnë duke goditur tavolinat me sende. Në momentin kur kryeministri Edi Rama u ngrit nga vendi i tij dhe u largua nga salla, deputetët e Partisë Demokratike hodhën sërish sende, shishe uji dhe kartona në drejtim të tij. Më herët gjatë seancës, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u përjashtua nga seanca pas tensioneve të krijuara në sallë./ZËRI
Burimi:
zeri.ai