Opozita bashkoi votat për rezolutën në BE, Rama: U befasova, por…e kuptuan se bllokimi i negociatave nuk ekziston

Opozita bashkoi votat për rezolutën në BE, Rama: U befasova, por…e kuptuan se bllokimi i negociatave nuk ekziston

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podcastin "Flasim" vlerësoi miratimin në Kuvend të rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, e cila u mbështet edhe nga opozita. Ai e cilësoi këtë si një zhvillim pozitiv dhe një sinjal bashkimi për të ardhmen europiane të vendit. Duke komentuar votimin dhe bashkimin e opozitës, Rama shtoi me një ton ironik se edhe ajo e ka kuptuar se nuk ekziston bllokimi i negociatave. Më tej, kreu i qeverisë shqiptare paralajmëroi se së shpejti pritet një “lajm i ri dhe i mirë” lidhur me hapjen e kapitujve të negociatave.   “Shënimi i fundit është për diçka të mirëseardhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku befasisht, por e përsëris pozitivisht, forcat opozitare të Kuvendit të Shqipërisë u bashkuan me shumicën qeverisëse...